Templates by BIGtheme NET

Preket Meghan Markle, babai i saj nuk do ta shoqërojë në altar

Meghan Markle-n nuk do ta shoqërojë në altar babai i saj. Babai i saj ka probleme me zemrën dhe doktorët e kanë rekomanduar se nuk duhet të përjetojë emocione të forta.

Për këtë arsye ai ka vendosur që të mos e shoqërojë vajzën e tij në altar dhe këtë gjë ja ka lënë si detyrë mamasë së Meghan.

Duke iu përgjigjur këtij vendimi të babait të saj, reagoi pallati mbretëror: “Ky është një moment shumë i veçantë për zonjën Markle në ditët e para të dasmës së saj. Ajo dhe Princi Harry kërkojnë përsëri që të kuptojnë dhe të respektojnë zotin Markle në këtë situatë të vështirë “.

Pallati mbretëror ka njftuar më parë se zoti Markle, një inxhinier i ndriçimit televiziv në pension, i cili jeton në Meksikë, do të çonte vajzën e tij në altarin e Chapel të Shën Gjergjit në Windsor Castle, ku ajo do të martohet me Princin Harry të shtunën para 600 mysafirëve dhe një audiencë televizive ndërkombëtare me miliona.

Nëna e saj, Doria Ragland, 61 vjeçe, një punëtore sociale dhe mësuese e yoga që jeton në Los Anxhelos pritet të shoqërojë vajzën e saj në makinën e martesës. Markle po planifikonte të merrte krahun e të atit në hapat e kishës.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful