Templates by BIGtheme NET

Bushpepa: Qipro kërkoi të heq fotografinë me Eleni Foureiran

Eugent Bushpepa ka folur për eksperiencën në Eurosong 2018  dhe shprehu falenderimet për mbështetjen e shqiptarëve dhe po ashtu lumturinë për rezultatin e arritur.

Veç të tjerash Eugenti rrëfeu edhe për takimin me Eleni Fourierën dhe Ermal Metën. Eugenti u shpreh se raportet mes tyre ishin shumë të mira.  Ai tregoi se pati një incident të vogël pasi publikoi foton me  këngëtaren teksa bënin simboli e shqiponjës.

Qipro kishte kërkuar heqjen e fotografisë sepse sipas tyre dëmtohej performanca dhe përfaqësimi i tyre. Por Eleni Fourira e kishte ndaluar diçka të tillë duke u ndjerë e lumtur dhe krenare për prejardhjen e saj.

Në patëm një ftesë të takonim Elenin, unë nuk e kisha takuar asnjëherë më parë. Eleni ishte shumë e lumtur për prejardhjen e saj saqë në një fotografi që realizuam bashkë bëmë simbolin e shqiponjës. Ajo fotografi i hapi avaze. Ajo nuk u shqetësua aspak. Në fakt unë i kërkova falje që e publikova dhe ajo madje shumë mirë ke bërë që e kë lënë sepse ata të Qipros tentuan që të hiqnin fillimisht fotografinë. Ata donin ta hiqnin sepse nuk donin që performanaca të merrte një konotacion negativ. Por ajo kërkoi që të mos hiqet fotografia sepse tha që jam e lumtur për prejardhjen time”, u shpreh Bushpepa për emisionin “Opinion”.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto