Templates by BIGtheme NET

Haradinaj: Nuk presim pa kufi, do krijojmë ushtrinë edhe pa ndryshime kushtetuese

Në Kosovë, kryeministri Ramush Haradinaj tha sot se vendi nuk do të presë pa kufi, por do të veprojë drejt shndërrimit të Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, edhe pa ndryshime kushtetuese.

Ai i bëri këto komente pas një takimi me ambasadorët e huaj, lidhur me të ardhmen e sigurisë në vend posaçërisht për rolin e Forcës së Sigurisë, ndryshimi i mandatit të së cilës vazhdon të mbetet sfidë për autoritetet, për shkak të refuzimit të serbëve të Kosovës që të votojnë ndryshimet kushtetuese të nevojshme për këtë shndërrim.

Burimi: VOA

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto