Templates by BIGtheme NET

‘Kërkonte çelësin poshtë këngëve të mia’, Rozana Radi tregon si u njoh me të dashurin

Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi ka folur për herë të parë për marrëdhënien e saj, të cilën e ka mbajtyur të fshehtë për vite me radhë.

E ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, Rozana tha: “Burrë kemi. E mbajtëm të fshehtë derisa na zbuluan. Kemi dalë në publik edhe me burrin. Por nuk e kemi ende burrë, e kemi një shok”.

Pas një sërë pyetjesh nga fëmijët për ‘shokun e saj’, Rozana tregoi edhe historinë se si ishte njohur me partnerin e saj.

“Ne jemi njohur një natë në lokal. Atij i kishte humbur çelësi i shtëpisë dhe po e kërkonte poshtë këmbëve të mia. Si përfundim e pyeta ‘çfarë kërkon këtu?’ dhe ai më tha ‘po kërkoj çelësin’. Çfarë çelësi kërkon ti, sepse një çelës e ka gjetur Xhensila… Ai nuk e gjeti çelësin por unë i dhashë çelësin e shtëpisë sime.”, tha Rozana.

E pyetur se çfarë I kishte pëlqyer tek ai, krahas shumë meshkujve të tjerë Rozana tha se ishte talenti i tij për ta bërë për të qeshur.

“Ai më bënte për të qeshur. Ai nuk ishte aktor dhe e kishte këtë talent të fshehur, që të më bënte për të qeshur”, tha këngëtarja e cila më tej zbuloi edhe planet e saj për të ardhmen, kur Alketa e pyeti nëse do e ndryshonin statusin në të martuar.

 “Këto plane kemi, por nuk e dimë tani, të shohim”, thotë Rozana e cila shton se ka shumë dëshirë të bëhet nënë së shpejti, qoftë edhe para martesës.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto