Templates by BIGtheme NET

Përplaset me një furgon, humb jetën ish-lojtari i Aston Villës dhe Anglisë

Ish-lojtari i Aston Villa, Bolton dhe U-21 i Anglisë Jlloyd Samuel ka humbur jetën gjatë një aksidenti automobilistik në moshën 37-vjeçare.

Përplasja ka ndodhur pranë shtëpisë së tij në Cheshire të martën në mëngjes, pak pasi kishte lënë fëmijët e tij në shkollë.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Trinidad dhe Tobagos nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook.

Makina e tij Range Rover është përplasur rëndë me një furgon, e ndërsa Samuel ka humbur jetën, shoferi i automjetit tjetër, një burrë 54-vjeçar, pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në spital për t’u trajtuar.

Samuel u tërhoq nga futbolli profesionist në Angli në vitin 2001, duke u transferuar në Iran, por u rikthye në ligën amatore duke luajtur për Cheshire dhe vazhdonte të ishte aktiv.

Marrë nga: dailymail.co.uk

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto