Templates by BIGtheme NET

Po Kodheli çfarë dhuratash mori?!

Nga Flamur Vezaj

Me 6 maj 2015, një skaf erdhi nga Italia për të marrë një sasi të madhe marijuane, ku shitësit dyshohet se ishte grupi i Moisi Habilajt, kushëririt të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri! Për kalimin pa problem të skafit nga ujrat shqiptare e për t’u ankoruar në zonën e Himarës ku edhe u ngarkua me “mall” ka  ndihmuar edhe Ushtria!

Po po Ushtria ose thënë ndryshe disa zyrtarë ose ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes të cilet kanë urdhëruar operatorët e Q.N.O.D. të Sazanit të fikin RADARËT (në letra dolën jashtë funksionit për 20 minuta) dhe trafikantët e orientojnë skafin me anë të telefonit për vendin e ankorimit!

Në momentin e identifikimit si objekt që po vinte me shpejtësi, radarët dalin jashtë funksionit dhe me largimin e skafit nga territori shqiptar, radarët rifillojnë punën normalisht.

Pas largimit të skafit dhe udhëtimit të qetë duke zbarkuar “mallin” në brigjet e Barit janë riaktivizuar Radarët! Kjo provohet në raportet dhe librat e shërbimit të sekuestruar në Sazan dhe nga ato të sjella nga autoritetet italiane, të cilat janë renditur te vendimi i masës së sigurisë ndaj Tahirit ku përmendet edhe një rast i trafikut me peshkarexha ku radarët janë fikur pa dashje!

Kjo tregon se shumë institucione janë vënë në shërbim të kushërinjve të largët të Ministrit të Brendshëm të asaj kohe i cili i kishte “shitur” edhe makinën për t’ia lehtësuar udhëtimet nëpër Shqipëri e pika të kalimit kufitare!

Po ish-ministrja e Mbrojtjes Kodheli çfarë do të thotë tani, se ajo thoshte, “që radarët nuk janë fikur”! Se gojët e liga në atë kohë thonin se Kodheli dhe Tahiri sikur ishin “armiq” por që fikja e RADARËVE mesa duket i paska zbuluar miqësinë! A thua të ketë marrë edhe Kodheli dhuratë apo fikja e radarëve është bërë pa dijeninë e saj?!!

Imagjinoni njëherë, kushërinjtë e largët të ministrit duke “përdorur” emrin e tij thonë se shfrytëzonin policët për ngarkim-shkarkim të “mallit” e ushtrinë për fikjen e RADARËVE!

Po vëllai i ministrit, a thua e ka të vështirë të përdorë këta institucione?!

P.S. Në foto, a thua po flisnin për radaret dhe rrugën që ndiqnin skafet e peshkarexhat e mbushur me mall apo për llojin e dhuratave?! Hajde shtet i rilindur hajde!

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto