Templates by BIGtheme NET

Politika dhe Ramazani, sakrifica që sjell lehtësimin

Nga Ilir Nikolla

Edhe pse nuk jam mysliman, prej thuajse 3 dekadash e kam bërë zakon që mbaj një ditë agjërimi gjatë muajit të Ramazanit, si shenjë të vlerësimit të përpjekjes së shqiptarëve për të gjetur rrugën e besimit. Agjërimi është edhe mbështetje në përpjekjen mbarëkombëtare për t’i kthyer besimit dinjitetin e përmasës publike, të ndaluar gjatë 50 viteve të diktaturës dhe të keqkuptuar nga neomarksistët, neoliberalët e post-modernistët e shekullit 21.

Por në vigjilje të Ramazanit të këtij viti, myftiu i Tiranës e përzjeu besimin me politikën e ditës, duke bërë thirrje që gjatë ramazanit, t’i qëndrojmë larg asaj. Thirrja për shmangie nga të marrurit me politikë s’është mirëfilli detyrim i klerikëve. Nëse ata s’duan t’i japin një dorë shoqërisë të çlirohet nga zullumet e politikës, le të mos e bëjnë! Por klerikët s’kanë pse lëshojnë fatva të pakërkuara që shenjtërojnë statusquo-në, duke i lënë ministrat e ish-ministrat e brendshëm në punë të vet, të patrazuar dhe me një 30 ditësh omerta nga hetimi i publikut dhe i drejtësisë.

Myftiu i Tiranës Ylli Gurra mund të jetë i kënaqur të mos flasë për politikë gjatë 30 ditëve të Ramazanit dhe ndoshta këta fatva do ta kundërfirmoste me dëshirë edhe Taulant Balla, por çdo besimtar dhe çdo shqiptar që do, që në shoqërinë tonë të triumfojnë vlerat dhe jo batakçinjtë të cilët na shesin heroinën për miell e kanabisin për çaj, e ka për detyrë që, gjatë 30 ditëve të Ramazanit të sivjetmë, të kos ndalë së denoncuari atë klikë udhëheqëse që po detyron Shqipërinë të zbrazet dhe qeveritarët të trajtohen nga sistemi si mbinjerëz.

Them që do te ishin 30 ditë të një shërbimi të mirë mbifetar e mbarëkombëtar, paçka se s’do t’i shkonin për shtat Myftiut te Tiranës. Si një partizan i hershëm i kauzës që besimi të fitojë dukjen publike që meriton, jam besimplotë se “fetvaja” e pakërkuar e myftiut të Tiranës s’ka për t’u dëgjuar dhe secili besimtar do ta trajtojë kërkesën për çlirimin e zyrave të shtetit nga narkotrafikantët si një detyrë e Ramazanit, si një mision që pas “çdo sakrifice, sjell lehtësimin”.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Syri.net

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful