Templates by BIGtheme NET

Presidenti Trump propozohet për çmimin Nobel për Paqen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump është propozuar nga disa ligjvënës republikanë  si kandidat për Çmimin Nobel për Paqen të vitit 2019, për përpjekjet për të vendosur paqen në gadishullin korean. Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, e mbështeti idenë.

“Presidenti Moon u tregua shumë i mirësjellë kur e sugjeroi. Unë dëshiroj të arrijmë paqen. Kjo është kryesorja”, deklaroi Presidenti Trump raportojnë mediat e huaja.

Çmimi Nobel për Paqen i jep çdo vit për një personi apo një grupimi që ka punuar për paqen në botë. Që kur u dha për herë të parë në vitin 1901, ky çmim i është dhënë aktivistëve socialë si Martin Luther King Jr., Nelson Mandela, Muhammad Yunus, organizatës së Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, dhe vetëm një vit më parë iu dha Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore. Ndërsa për vitin 2019 nuk do të ketë Nobel në Letërsi, për shkak të skandalit seksual që përfshiun bordin drejtues të këtij bordi.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto