Templates by BIGtheme NET

Roberto Mançini zyrtarisht trajner i Italisë

Roberto Mançini është prezantuar si trajneri i Italisë.

Pas dështimit për t’u kualifikuar në botërorin e Rusisë, Mançini do të kërkojë të kualifikojë kombëtaren axurre në Evropianin e ardhshëm, mision praktikisht i lehtë duke pasur parasysh formatin dhe numrin e ekipeve që marrin pjesë.

Në fjalën e tij Mançini foli për sulmuesin Baloteli, për të cilin u shpreh se është lojtar italian por zgjedhja për sulmin e kombëtares nuk është e lehtë duke pasur parasysh cilësinë e emrave mes të cilëve duhet të përzgjedhë.

Në fund Mançini tha se misioni i tij është rikthimi i Italisë në nivele të larta në futbollin botëror.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto