Templates by BIGtheme NET

Trump nominohet për çmimin Nobel, Hillary Clinton i del kundër

Vetëm katër presidentë amerikanë janë nderuar ndonjëherë me çmimin Nobel për Paqen por tashmë Donald Trump mund të bëhet i pesti.

Ish-kundërshtarja e tij për postin e kreut të shtëpisë së Bardhë, Hillary Clinton nuk është ndër ato që e besojnë se kjo mund të ndodhi pasi nuk i zë besë Koresë së Veriut.

“Shikoni, nëse ka një rezultat pozitiv që mund të verifikohet, veçanërisht në lidhje me programin bërthamor të Koresë së Veriut, rezultat që të jetë i qëndrueshëm dhe pozitiv, unë do të duartrokas. Por ne e kemi parë edhe më parë. Korea e Veriut, bën premtime dhe pastaj brenda vitit i thyen. Me siguri ka shpresë, por nuk mund të jem optimist apo pesimist në këtë moment. Duhet pak më tepër kohë.”- shprehet Clinton.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump është propozuar nga disa ligjvënës republikanë  si kandidat për Çmimin Nobel për Paqen të vitit 2019, për përpjekjet për të vendosur paqen në gadishullin korean. Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, e mbështeti idenë.

“Presidenti Moon u tregua shumë i mirësjellë kur e sugjeroi. Unë dëshiroj të arrijmë paqen. Kjo është kryesorja”, deklaroi Presidenti Trump raportojnë mediat e huaja.

Çmimi Nobel për Paqen i jep çdo vit për një personi apo një grupimi që ka punuar për paqen në botë.

Marrë nga: dailymail.co.uk

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful