Templates by BIGtheme NET

Zgjerohet me 20 deputetë të tjerë koalicioni qeveritar në Maqedoni

Në Maqedoni koalicioni qeveritar është zgjeruar me 70 deputetët.  “Ina” shkruan se  koalicioni qeveritar i përbërë nga LSDM dhe BDI me hyrjen e njërit nga krahët e BESËS dhe të PDSH është zgjeruaenë rreth 70 deputetë.

Maxhoranca aktuale përbëhet nga LSDM me 50 deputetë pas bashkëngjitjes së një deputeti nga
GROM, 10 nga BDI , 1 nga RDK,  1 nga Lidhja Rome ,dhe  1 nga PDT. Atyre do t’i bashkohen edhe 3 deputetë të BESËS dhe 2 të PDSH.

Me këto shifra, kryeministri Zoran Zaev pritet të sigurojë maxhorancë më stabile, pasi që gjatë
muajve të fundit janë përballur me probleme rreth sigurimit të kuorumit.
Zaev kishte deklaruar nevojën e zgjerimit të shumicës, për të pasur një stabilitet rreth miratimit të
ligjeve reformuese.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto