Templates by BIGtheme NET

Ambasada greke presion shoqatës “Çamëria” për të hequr librat nga panari, akuzat ndaj Bushatit

Shoqata “Çamëria” akuzon ambasadën greke në Tiranë se ka kërkuar heqjen e stendës me librat për Çamërinë, te Panairi i Librit që u organizua te Muzeu Kombëtar.

Duke e cilësuar këtë si një veprim të pajustifikuar, përfaqësues të shoqatës thonë se: “Përfaqësues të lartë të Ambasadës kanë shkuar te Shtëpia Botuese “Çamëria” dhe te organizatorët e Panairit të Librit, duke u bërë presion për të hequr këtë stendë”.

Përfaqësuesit e Ambasadës greke, sipas shoqatës “Çamëria”, janë shprehur se për heqjen stendës “kanë folur edhe me Ministrin Ditmir Bushati”.

Shoqata Patriotike “Çamëria” dënon këtë veprim dhe e cilëson anti-ligjor.

Ministria e Jashtme t’i kërkojë Ambasadës greke të mos ndërhyjë në punët e Brendshme të Shqipërisë, se ndryshe ne do të përshkallëzojmë dhe ashpërsojmë qëndrimet tona, në mbrojtje të çështjes çame. Shoqata Patriotike “Çamëria” nuk do lejojë që presioni grek të heqë këtë stendë dhe i kërkon z.Ditmir Bushati të shprehet për këtë çështje. Shpresojmë që z.Bushati të mos bëhet pjesë e “lojrave greke” duke rënë dakort që të hiqet një stende më librat për Çamërinë. Gjithashtu ne i kërkojmë Ambasadës Greke që të tërhiqet nga kjo kërkesë. Librat për Çamërinë do të qëndrojnë aty, që çdokush të lexojë për historinë e shqiptarëve të Çamërisë që u larguan me forcë nga trojet e tyre. Edhe në këto momente përfaqësuesit grek po qëndrojnë te Muzeu Kombëtar, duke këmbngulur për heqjen e stendës “Çamëria”,- thuhej në deklaratën e shoqatës.

Pas akuzave të bëra nga shoqëria “Çamëria” stenda e saj është kthyer në vendin e saj , dhe këtë rikthim e lajmëroi PDIU.

Për incidentin pas rikthimit të stendës  reagoi edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i cili u shpreh se heqja e banerit të Çamërisë nga Panairi i Librit te Muzeu Kombëtar, është një akt i rëndë, për të cilin ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, duhet të reagojë.

Është një akt i paprecedentë dhe i bëj thirrje direkte ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, të angazhohet personalisht sepse është folur në emër ministrit Bushati për marrëveshjen politike me ministrinë e Jashte të shqipërisë për të hequr kudo që të jetë emri i Çamërisë. Unë kërkoj që ose ministria e Jashtme ta përgënjeshtrojë këtë gjë ose të thërras përfaqësues të ambasadës Greke të cilët kanë folur me këtë gjuhë të cilin ma ka konfirmuar edhe organizatori i panairit të librit”, – u shpreh Idrizi.

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto