Templates by BIGtheme NET

Audio-përgjimi/ Pas thirrjes së Ramës, Prokuroria vihet në lëvizje, tre demokratët japin nesër dëshminë

Për audio-përgjimin e publikuar nga PD-ja për vëllain e Fatmir Xhafajt, Agron Xhafajt janë thirrur në Prokurori 3 demokratët. 

Në Prokurori janë thirrur Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi, demokratët që publikuan audio-përgjimin. 

Menjëherë pasi Edi Rama  e cilësoi jo autentik video-përgjimin e publikuar nga PD dhe kërkoi të shkonin në burg ata që e nxorën, Prokurora bëri lëvizjen e rradhës. 

Mësohet se  organi i akuzës i ka dërguar letër për të dëshmuar tre demokratëve, deputetit Ervin Salianji, Enkelejd Alibeajt dhe ekspertit të drejtësisë pranë PD-së Gazment Bardhit.
Ata janë thirrur që të shkojnë nesër në orën 10:30 në Prokurori./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto