Templates by BIGtheme NET

Bushpepa: Nuk mendoja se do shkoja në finale të Eurovision

Këngëtari  Eugent Bushhpepa i cili përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision foli për eksperiencën e tij në festival dhe është shprehur se nuk mendonte se do të shkonte deri në finale të kompeticionit.

Këngëtari i shqiptar, i cili u rendit në vendin e 11 në Festivalin Europian të Këngës, deklaroi se kjo ishte një “dritare shumë e madhe për të paraqitur artin jashtë kufijve” dhe “rritje profesionale”.

Bushpepa theksoi se nuk shkoi me synim për të fituar, por vetëm që të performonte denjësisht në gjysmëfinale.

Nuk mendoja se do të hyja në finale sepse jam kritik i madh i artit tim. Gjithashtu, nuk e prisja sepse “Mall” ishte ndryshe nga këngët që u prezantuan aty, pa nuanca moderne”, tha Bushpepa për emisionin “Top Show” në Top Channel.

Kantautori theksoi se “këngë në gjuhën shqipe është lavdëruar që në fillim”.

Tingëllonte mirë dhe të gjithë më kanë thënë që më mirë që ishte shqip kënga”, u shpreh Eugent Bushpepa.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto