Templates by BIGtheme NET

“Dhuna nuk çon kurrë në paqe”, Papa Françesku dënon vrasjet e palestinezëve

Papa Françesku dënoi të mërkurën vrasjen e palestinezëve pranë kufirit të Gazës, duke thënë se vdekjet do të çonin në më shumë dhunë.

“Unë shpreh dhimbjen time të madhe për të vdekurit dhe të plagosurit dhe jam pranë tyre për ata që po vuajnë”, tha ai.

“E përsëris se përdorimi i dhunës kurrë nuk çon në paqe. Lufta krijon luftë dhe dhuna shkakton dhunë. “

Forcat izraelite vranë të hënën 60 palestinezë pranë kufirit të Gazës gjatë demonstratave kundër hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem.

Dhjetorin e kaluar, kur Presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi vendimin për të lëvizur ambasadën, Papa bëri thirrje për respektimin e “status quo-së” të Jerusalemit, duke thënë se tensionet e reja në Lindjen e Mesme do të ndezin më tej konfliktet botërore.

Marrë nga: reuters.com

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto