Templates by BIGtheme NET

Drogë dhe benzinë brenda gomones në Vlorë, policia në kërkim të autorëve

Në Vlorë policia ka kryer një operacion  ku ka kapur një gomone, drogë dhe disa bidonë me benzinë.

Gomonia prej 7 metrashe  gjatë është kapur në Gjirin e Petullës, në Vlorë. Policia brenda gomones ka gjetur  disa bidonë me benzinë dhe dy pako të mëdha të mbështjella me kanabis.

Po kështu uniformat blu kanë krehur menjëherë zonën, ku në Gjirin e Petullës kanë gjetur gomonen dhe një motor, që dyshohet se do përdoreshin për trafikun e drogës, si dhe drogën e bidonët me benzinë në Gjirin e Bri Stanit, pas Karaburunit.

Foto marrë nga Shqiptarja.com

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto