Templates by BIGtheme NET

Dy futbollistët përplasen kokë më kokë, njëri humb ndjenjat në fushë (VIDEO)

Kur bëhet fjalë për futboll, incidentet nuk janë të rralla. Ditën e djeshme në Rumani, ndërsa luanin skuadrat ASC Poli dhe Sepsi OSK, ka ndodhur një përplasje e frikshme mes dy futbollistëve.

Ndërsa vraponin pas topit, dy futbollistët Denis Harut dhe Benjamin Kuku u përplasën aksidentalisht kokë më kokë. Por kjo përplasje për pak i shkaktoi vdekjen futbollistit 19 vjeçar Harut, i cili ksihte gëlltitur gjuhën nga përplasja.

Menjëherë sapo ndodhi përplasja, në fushë u futën dy ambulanca të cilat u kujdesën për futbollistët e dëmtuar. Mbrojtësi Denis Harut u dërgua me urgjencë në spital ndërsa sulmuesi Benjamin Kuka doli jashtë fushës.

Mediat raportojnë se Harut po rikuperohet në spital, por kolegët e tij u përballën me dy zhgënjime, humbjen e lojës dhe plagosjen e kolegut.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto