Templates by BIGtheme NET

Edi Rama thotë se e çoi audiopërgjimin në laboratorin shkencor botëror: Mua ajo përgjigje më mjafton!

Edi Rama thotë se e çoi audiopërgjimin e publikuar nga PD-ja, për vëllanë e ministrit Fatmir Xhafaj në laboratorin shkencor botëror, duke thënë se përgjigja e laboratorit i mjafton.

“Për sa i përket regjistrimit audio, unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një nga laboratorët shkencorë të botës, mua ajo përgjigje më mjafton.

Po bëj një parantezë jo për të influencuar hetimin për të thënë montazh, por nuk jemi përballë asnjë prove kompromentuese, por përballë një mashtrimi me një material joautentik me të cilin synohet destabilizimi i qeverisë dhe çelja e negociatave.”, thotë Rama.

“Ministri i Brendshëm nuk duhet të përgjigjet, ligjërisht jo e jo por edhe moralisht”, ka thënë më herët Edi Rama.

Para se kryeministri shqiptar të fliste publikisht, vëllai i Fatmir Xhafajt tha se do ju dorëzohej autoriteteve italiane për të vuajtur dënimin.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto