Templates by BIGtheme NET

Falsifikonin pije, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 persona

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim një prej çështjeve më të bujshme dhe sensitive të kësaj, duke marrë si të pandehur 9 persona prej të cilëve 8 persona fizik dhe 1 person juridik.

Pas shfaqjes së pamjeve filmike nga emisioni investigativ “Stop” dhe denoncimeve të shumta për një periudhë prej 8 muajsh nga ana e kësaj Prokurorie janë kryer hetime në lidhje me prodhimin e kundraligjshëm të produkteve ushqimore nga shoqëria “Briland” shpk dhe administratorit të saj Xhavit Kasemi.

Në përfundim të hetimeve ka rezultuar se kjo shoqëri prodhonte pije të ndryshme alkolike dhe jo alkolike si dhe produkte të tjera ushqimore jashtë çdo lloj standarti të parashikuar nga ligji mbi praktikat e higjenës.

Për muaj me radhë shoqëria është kontrolluar nga inspektorët e Autoritetit Rajonal të Ushqimit, Shkodër të cilët në kundërshtim me ligjin e kanë paraqitur situatën dhe ambientin si të përshtatshëm për prodhimin e produkteve ushqimore duke mos konstatuar asnjë shkelje. 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto