Templates by BIGtheme NET

Gazetarja Lala: Agron Xhafaj ka dhënë kampionin e zërit në prokurori për vërtetësinë e audio-përgjimit

Gazetarja Klodiana Lala duke folur për çëshjten e Agron Xhafajt vëllait të ministrit të Brendshëm ka folur për procedimet e hapura nga prokruroria duke përmendur edhe dëshminë që ai ka dhënë për të provuar autenticitetin e audio-përgjimit.

“Agron Xhafaj ka dhënë deklarime si një person në hetim. Dhe ka regjistruar zërin e tij. Ai ka informuar se nuk do të ishte disponibël pasi ka marrë vendim, por nuk thënë vendimin e tij. Ai është larguar menjëherë pas procedurës që ka bërë në prokurori. Xhafaj është shoqëruar nga dikush apo ka ikur vetëm?”- tha Lala për emisionin “Opinion”.

Ndërsa për sa i përket deklaratës ë Kryeministrit ditën e sotme se sipas tij audio-përgjimi nuk është autentik për shkak të testimit nga ekspertët, gazetarja Lala është shprehur se Rama nuk ka si të provojë vërtetësinë e audios sepse nuk dihet se ku e ka marrë origjinalin

“Unë nuk e kuproj ku e marrë kryeministri audion pasi nuk dihet se si e ka marrë origjinalin. Ai ka thënë se nuk është zëri im, por as zhargoni që unë përdorë”- është shprehur Lala.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto