Templates by BIGtheme NET

‘Jeni kriminelë, jo tifozë’ – Lojtarët sulmohen nga tifozët gjatë stërvitjes

Sulmuesi i klubit portugez të Sportingut të Lisbonës, Bas Dost, ishte mes të lënduarve pasi rreth 50 tifozë sulmuan aneksin ku stërvitje klubi, pas dështimit për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve.

Drejtuesit e klubit dhe ata të federatës, dënuan me forcë këtë sulm duke i etiketuar si ‘kriminelë, jo tifozë të futbollit’ nga Liga Portugeze.

Mediat portugeze publikuan fotografi të sulmuesit holandez Dost, i cili shënoi 34 gola këtë sezon, me plagë dhe qepje në kokën e tij.

Trajnerët ndihmës Mario Monteiro dhe Raul Jose pësuan gjithashtu lëndime pasi u sulmuan në dhomën e zhveshjes, raportojnë media sportive portugeze.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto