Gazetarja Klodiana Lala duke folur për çëshjten e Agron Xhafajt ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me largimin e tij në drejtim të Italisë.
Kur u pyet nga gazetari Blendi Fevziu se nëse ka ka ikur në drejtim të Italisë Agron Xhafaj, gazetarja Lala është shprehur se punonjësit e policisë e kanë të vështirë të kërkojnë në sistemin emrin e vëllait të ministri të Brendshëm.
“Unë nuk kam bërë dot një verifikim në sistemin TIMS, sepse ju e kuptoni se punonjësit e policisë e kanë të vështirë të kontrollojnë në sistem emrin e të vëllait të ministrit të Brendshëm, se kujtoj këtu se kur ish-ministri Saimi Tahiri udhëtoi jashtë vendit drejt Gjermanisë që ishte diçka krejt familjare dhe personale. Njëri nga punonjësit që kërkoi emrin e tij në sistemin TIMS, u penalizua”– shprehet Lala në emisionin “Opinion”.
“Ajo se çfarë mund të konfirmoj gjatë ditës së djeshme është se Agron Xhafaj është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës, aty ku prokuroria ka regjistruar një procedim penal mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar një natë më herët nga përfaqësuesi ligjor i Agron Xhafajt, Ardian Visha”- shtoi më tej gazetarja.
MUND TË KOMENTOSH
Komento i pari