Templates by BIGtheme NET

“Xhafaj largohu!-Ministria e drogës”, protestuesit bllokojnë oborrin e Ministrisë së Brendshme

Protesta para ministrisë Brendshme ka nisur. Mësohet se protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin mbrojtës të policëve.

Në këto protestë kërkohet që ministri Fatmir Xhafaj të jap dorëheqjen. E ditur bëhet se pas tentimit të qytetarëve për të thyer kordonin mbrojtës, numri i policëve është shtuar.

Kreu i PD-së Lulzim Basha nuk është parë në protestë. Thuhet se ajo, ç’ka i ka acaruar më shumë protestuesit është fjala e kryeministrit, Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit të PS-së.

Edi Rama tha më herët se e çoi audiopërgjimin e publikuar nga PD-ja, për vëllanë e ministrit Fatmir Xhafaj në laboratorin shkencor botëror, duke thënë se përgjigja e laboratorit i mjafton.

“Për sa i përket regjistrimit audio, unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një nga laboratorët shkencorë të botës, mua ajo përgjigje më mjafton”,- është shprehur Rama.

“Largohu Xhafaj, ik Rama dhe Ministria e drogës” është dëgjuar të thuhet në këtë protestë./ Hashtag.al

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto