Templates by BIGtheme NET

Merkel: Konflikti i Sirisë nuk mund të zgjidhet pa ndihmën e Rusisë

Në një fjalim të sajin përballë deputetëve gjermanë, kancelarja Angela Merkel, është shprehur se lufta civile e vazhdueshme në Siri është kthyer në një “konflikt gjigant” që nuk mund të përfundojë pa mbështetjen e Rusisë dhe fuqitë rajonale si Irani dhe Turqia.

Deklarata e Merkelit vjen në kohën kur Rusia, Irani dhe Turqia po bëjnë përpjekje të përbashkëta për të sjellë paqe të qëndrueshme në Siri. Në fillim të prillit, krerët e tre vendeve u takuan në kryeqytetin turk për të rikonfirmuar se ata kundërshtojnë çdo plan separatist që synon të minojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë.

Në shkurt, treshja sponsorizoi Kongresin Kombëtar të Dialogut Sirian që u zhvillua në qytetin turistik rus të Soçit. Ngjarja historike, e cila përfshiu mbi 1.500 delegatë që përfaqësonin grupe të ndryshme të shoqërisë siriane, hodhi themelet për të punuar në një kushtetutë të re dhe për të diskutuar pajtimin në Siri.

Pavarësisht nga sanksionet e BE dhe SHBA ndaj Moskës mbi krizën e Ukrainës, disa zyrtarë të lartë gjermanë mbrojtën angazhimin e ri me Rusinë për të trajtuar çështjet ndërkombëtare.

“Ne kemi nevojë për Rusinë si një partner për të zgjidhur konfliktet rajonale, për çarmatim dhe si një shtyllë të rëndësishme të multilateralizmit”, tha në prill ministri i sapoemëruar i ministrisë Heiko Maas, duke shtuar: “Prandaj ne jemi të hapur për dialog dhe po përpiqemi të rindërtojmë besimin nga pak nëse Rusia është e gatshme”.

Marrë nga: rt.com

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful