Templates by BIGtheme NET

Pranoi se torturat ishin të gabuara, Gina Haspel një hap më pranë emërimit drejtore e CIA-s

Gina Haspel është një hap më afër emërimit drejtore e ardhshme e CIA-s pasi Komiteti i Inteligjencës i Senatit të SHBA votoi për ta çuar përpara emërimin e saj.

Në votimin e seancës së mbyllur, Haspel fitoi vota pro nga 10 prej 15 anëtarëve të komitetit, duke përfshirë të tetë republikanë dhe dy demokratë. Ajo u kundërshtua nga Senatorët e Kalifornisë Kamala Harris dhe Dianne Feinstein dhe tre të tjerë. Emërimi i saj tani mund të konsiderohet nga Senati i plotë.

Haspel u përball me debate të forta javën e kaluar kur ajo u pyet nga senatorët për punën e saj si drejotre e një burgu në Tajlandë, ku të paraburgosurit iu nënshtruan metodave brutale të torturës.

Në një letër publiek, e parë si një përpjekje për të ndikuar demokratët e pavendosur, Haspel dënoi programin e kaluar të torturës të CIA-s dhe tha se vendimi për të filluar një program të tillë nuk është ai që CIA do të ndërmarrë .

Premtimi duket se ka lehtësuar shqetësimet e Warner, i cili njoftoi se do të mbështeste emërimin e Haspel pasi ajo pranoi se tortura tani ishte në kundërshtim me vlerat e saj morale dhe etike.

Senati i plotë pritet të votojë për emërimin e Haspel javën e ardhshme.

Marrë nga: rt.com

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful