Templates by BIGtheme NET

Rama: Drejtësia s’mund të bëhet duke shkuar pas gjurmëve të njerëzve tanë

Kryeministri Rama i ka dalë në mbrojtje ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ai ka thënë ‘se drejtësia nuk mund të bëhet duke shkuar pas gjurmëve të njerëzve tanë’.

Në fjalën e tij në grupin parlamentar të PS-së, Rama ka theksuar se ka kërkuar hetim të plotë dhe të gjerë të audio-përgjimit si dhe çështjes së vëllait të ministrit.

Ai ka theksuar se deputetët dhe ministrat e qeverisë nuk janë të paprekshëm nga të këqijat që sjell karrigia e pushtetit, por ndryshe nga të tjerët, socialistët mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

“Tani na del se kreu i Komisionit në Drejtësi, qenka një nga dy familjet mafioze në mbarë Ballkanin e Evropën. Ai na paska fshehur se ka mbrojtur të vëllanë e dënuar 15 vjet më parë. Ministri i Brendshëm paska qenë diversant në krye të komisionit të Reformës në Drejtësi. Qenka desantuar për të trafikuar një nën klandestin. Lavdi Zotit që shqiptarët kanë opozitën syfajkua e syçakall. Xhafaj na qenka fshehës i të vëllait. Një dokument që gjendet lehtësisht online. Provat ulëritëse të opozitës morën dhenë në kancelaritë e vendeve të BE-së, për të penguar çeljen e negociatave. Kjo është një maskaradë e mirëfilltë destabilizuese, e vënë në skenë nga opozita. Kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e materialit audio ndaj të vëllait. I kam kërkuar prokurorisë që të hetojë thellësisht çështjen.

Mos e lësho edhe Fatmirin siç lëshove Saimirin. E lëshove një ministër me incizime, mos e lësho edhe këtë tjetrin për të mbajtur postin. Kështu më thonë njerëzit. Këto kanë qenë reagimet në rrjetet sociale. Drejtësia nuk mund të bëhet duke shkruar pas gjurmëve të njerëzve tanë, ndërkohë që çfarë nuk i kanë bërë këtij vendi. Nuk jemi të paprekshëm nga ato që vijnë nga të këqijat që vijnë kur ulesh në një karrige, qoftë nga ato të voglat ne zyrat lokale e më tej.

Duhet të ndeshemi me baltën që hedh opozita pa din e pa iman. Kemi përgjysmuar numrin e vrasjeve në në vit, nga 115 në 58, por ne qenkemi ata që e kriminalizuan policinë. Sekuestruam në 4 vjet pesëfishin e lëndës narkotike. Morëm inkurajime nga presidenti Macron i cili vlerësoi reformar por na tha se vendimmarrja e Francës nuk ëështë bërë ende dhe kijo ka të bëjë me vështirësitë e procesit në për zgjerimin e BE-së.”

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto