Templates by BIGtheme NET

Rama e merr me shaka audiopërgjimin publikuar nga opozita, Xhafaj përballë (FOTOT)

Ajo që pritej: as më shumë e as më pak se sa ironizimi i opozitës për audiopërgjimin e fortë dhe gjithë informacionet e publikuara nga ajo për vëllanë e ministrit Fatmir Xhafaj.

Edi Rama ka ironizuar sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së gjithë çfarë ka ndodhur këto ditë, duke futur në mes edhe median.

Këto janë fotot nga ajo që po ndodh në mbledhjen e grupit, ndërsa përballë Ramës ndodhet Fatmir Xhafaj.

Sipas gjasave të deritanishme, nuk mendohet të ketë ndonjë shkarkim të Xhafajt nga Rama.

“Ministri i Brendshëm dhe ky sekret mafioz u zbulua nga opozita jonë dhe u shpërnda nga media jonë që u kap nga një shok amnezik…

Ministri i Brendshëm dora vetë paska qenë dhe një diversant i krimit të organizuar po lavdi zotit të madh që shqiptarët kanë opozitën…

Një dokument që gjendet online…”, ka thënë mes të tjerash Rama.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto