Templates by BIGtheme NET

Rama ‘optimist’, Hahn: Kapni ‘peshqit e mëdhenj’, ndryshe s’ka negociata

Në lidhje me negociatat për Shqipërinë, Eurokomisioneri Johannes Hahn është shprehur së fundmi se ” pa peshq të mëdhenj, mund të ndërpriten negociatat”.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane Stuttgarter-Zeitung, komisioneri Hahn, theksoi se nëse nuk do të ketë arrestime të atyre që i quan peshq të mëdhenj, BE mund edhe të ndërpresë procesin e negociatave me Shqipërinë.

“Pa peshq të mëdhenj, mund të ndërpriten negociatat. Për hapjen e negociatave për anëtarësimin me rëndësi është zbatimi i ligjeve. Duhet të çohen para drejtësisë zyrtarët e korruptuar ‘Peshqit e mëdhenj’ të mos kursehen. Pa progres në këtë drejtim nuk ka negociata për anëtarësimin e Shqipërisë”, ka thënë Hahn.

Kryeministri Edi Rama shfaqet optimist për vendimin për negociata në qershor por të diplomatët e huaj janë skeptikë.

 Edhe sot Rama u shpreh se “Vendimarrja e Francës është në studim e sipër, por unë jam optimist më shumë, se kam qenë para se të takoja presidentin e Francës”. /Hashtag.al

Burimi: https://www.stuttgarter-zeitung.de/inhalt.interview-mit-eu-erweiterungskommissar-wir-muessen-die-einheit-europas-vollenden.926c0443-f14c-439d-89d6-172129e65016.html

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto