Templates by BIGtheme NET

Shpjegimi  i Edi Ramës për arrestin e Saimir Tahirit: Ku hyj unë këtu në këtë mes dhe pse duhet të hyj në këtë mes?!

Edi Rama ka patur sot një koment edhe për arrestin e shtëpisë së Saimir Tahirit duke ia dhënë qartë: Ai nuk ka të bëjë fare me këtë gjë.

“Kurrë s’kam qenë të mbroj askënd dhe të angazhoj PS-në, kur është fjala për t’u përballur me akuzat e organeve të drejtësisë.

Kur Saimir Tahiri u dënua me arrest shtëpie, unë kisha faj nga mbrojtja e arrestit me burg dhe po unë kisha faj pse e lëshova dhe nuk e mbrojtja nga arresti i shtëpisë.

“Po më falni…natyrisht e kam me këta tanët, ku hyj unë këtu në këtë mes, dhe pse duhet të hyj në këtë mes?! Unë nuk di të tallem me nderin e jashtëzakonshëm që më kanë dhënë ata që më kanë zgjedhur, mundësinë e rrallë fare për një individ që të udhëheq vendin.”, komentoi Rama.

Rama ka siguruar se për Tahirin do të mbante të njëjtën qëndrim, po t’ia kishin kërkuar prapë në kuvend, duke thënë: “100 herë do të mbanim të njëjtin qëndrim, të njëjtin fjalim jo për të mos lëshuar njeriun tonë po në mbrojtje të së drejtës sonë kushtuese për të refuzuar një padrejtësi!

Ne nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve, por s’kemi njerëz që t’u kërcasim dhëmbët njerëzve të drejtësisë!”

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful