Templates by BIGtheme NET

“Thoni që gazetarët janë kazan, helm”, si i shmanget Rama pyetjes së gazetares së Euronews

Gjatë një interviste me një gazetare të Euro-News Rama është pyetur se a mendon se gazetarët në Shqipëri janë kazan.

“‘Reporterët Pa Kufinj’ kanë dalë në përfundmin se gazetarët në Shqipëri janë të pasigurt për të ardhmen e tyre dhe Rama i ka cilësuar ata si kazan, helm. A mendoni kështu për gazetarët në vendin tuaj?,  e pyet gazetarja.

Rama shprehet:  “Unë nuk e kam zakon të përgjënjeshtroj në mënyrë të drejtpërdrejt se çfarë thonë burimet mediatike. Por kur them kazan është një mënyrë për të thënë në shqip “Fake News”, sepse në shqip nuk tingëllon e përkthyer shumë mirë kjo fjalë. Kështu nuk kam ofenduar asnjë gazetar drejtpërdrejt  dhe personalisht”.

Duke bërë rolin e përkëthyesit, Rama i shmanget pyetjes së gazetares duke thënë se fjala nuk dua që të përdor fjalën  “Fake News”.

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto