Pheniani nuk do të bëjë asnjë negociatë që parashikon denuklearizimin e njëanshëm të Koresë së Veriut, pa marrë garancinë se vendi nuk do të mbetet krejtësisht i pambrojtur, njësoj si Libia, në rast të ndonjë agresioni të mundshëm, tha zëvendësministri i Jashtëm korano-jugor.
Duke kritikuar kërkesat e Uashingtonit për koncesionet e njëanshme dhe braktisjen e pakushtëzuar të programit bërthamor, Kim Kye-gwan, zëvendësministri i jashtëm i Koresë së Veriut, kujton fatin përfundimtar të Libisë dhe tha se stili i negociatave të tilla është i papranueshëm për Phenianin.
“Kjo nuk është një përpjekje për të zgjidhur problemin përmes dialogut por më tepër manifestim. Nuk do jemi të detyruar të ndjekim fatin e Libisë dhe Irakut në shtetin tonë dinjitoz”, tha Kim.
MUND TË KOMENTOSH
Komento i pari