Templates by BIGtheme NET

Vlahutin mbron Xhafajn: Neni 491 sipas standardeve evropiane

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Vlahutin, ka deklaruar se ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, saktësisht për nenin 491 (f), janë bërë sipas standarteve evropiane.

Reagimi i Vlahutin vjen pas denoncimit të Partisë Demokratike ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke e akuzuar këtë të fundit se si Kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, kishte trafikuar një nën të ligjit Kodit të Procedurës Penale, pikërisht atë 491 (f), për të shpëtuar të vëllanë e dënuar në Itali për trafik droge.

Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, Vlahutin tha ndër të tjera: “Ka patur variante të ndryshme rreth Nenit 491 (f) të Kodit të Procedurës Penale, që janë diskutuar nga Grupi i Punës për Rishikimin e Kodit të Procedurës Penale – pjesë e të cilit ka qenë edhe Euralius – deri në miratimin e ndryshimeve të Kodit më 30 mars 2017. Thelbi i varianteve të ndryshme mbeti i pandryshuar gjatë gjithë diskutimeve, përfshirë dhe variantin përfundimtar të miratuar të Nenit 491 (f) të Kodit”.

Më tej në shpjegimin e delegacionit të BE-së, thuhet se ky nen, “garanton se personi i cili është gjykuar dhe dënuar në mungesë ka mundësinë që të ketë një rishqyrtim të çështjes në prani të tij/saj përpara Gjykatës. Kjo masë është në përputhje me Standartet europiane të përcaktuara nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, Konventa Europiane për Ekstradimin dhe Vendimi kuadër i BE-së për Urdhër-arrestin europian. Kodi garanton se Shqipëria mund të ekzekutojë një vendim penal të huaj edhe nëse ekstradimi nuk është i mundur për arsyet e përcaktuara në Nenin 491 (f) të Kodit.” Delegacioni i BE-së shton se “Shqipëria ka ratifikuar gjithashtu Konventën Europiane mbi Transferimin e Procedimit të Çështjeve Penale, një tjetër alternativë për ekstradimin, për rastet kur zbatohet Neni 491 (f) i Kodit”.

Por sipas Partisë Demokratike, ndryshimi i miratuar nuk është aspak në përputhje me Konventën Evropiane, por është bërë për të mbrojtur vëllain e ministrit të Brendshëm, Xhafaj, duke argumentuar qëndrimet e saj nëpërmjet ish-ministrit të Drejtësisë, Bardhi, i cili paraqiti edhe dokumentet përkatëse.

/Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful