Templates by BIGtheme NET

Tentuan të përdhunonin 13-vjeçaren, lihen në burg 3 të rinjtë

Ditën e sotme Gjykata e Fierit ka lënë në burg tre të arrestuarit, të dyshuar për tentativë përdhunimi ndaj një minoreneje në fshatin Arapaj të Roskovecit.

Të arresturit janë Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç, Marjus Çalameni, 24 vjeç.

Seanca e masës së sigurisë u drejtua nga gjyqtarja Adelina Zarka dhe prokurore Violeta Shkurti. Tre personat akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë forcërisht një 13-vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Para seancës, prindërit e njërit prej të arrestuarve Marjus Çalamenit thanë se djali i tyre ishte i pafajshëm, por nëse ka gisht në ngjarje le të varet.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto