Templates by BIGtheme NET

‘5 Yjet” dhe “Liga e Veriut” bien dakort, draft me 40 faqe për bashkëqeverisjen e Italisë

Krerët e dy liderëve politikë të Italisë, Lëvizja pesë yje (M5S) dhe Lidhja, thonë se kanë rënë dakord mbi draftin përfundimtar të një kontrate që paraqet vizionin e tyre për “qeverinë e ndryshimit”.

Ndërsa përbërja e kabinetit mbetet ende për t’u vendosur, pas ditëve bisedime intensive, liderët e dy partive përfunduan programin e tyre bashkëqeverisës.

“Në fund kishte duartrokitje dhe ne të gjithë përqafuam njëri-tjetrin,” tha  zëdhëndësi i M5S, Rocco Casalino.

Dokumenti prej 40 faqesh përmban më shumë se 20 seksione. Udhëheqësi i M5S Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini i Ligës do të kenë fjalën e fundit, duke rishikuar dhe nënshkruar dokumentin përpara se ta paraqesin atë te presidenti Sergio Mattarella, i cili ka bërë të qartë se ai do të shikojë vetëm versionin përfundimtar të tekstit.

Pikëpyetja më e madhe mbetet se kush do të udhëheqë qeverinë. Di Maio është shprehur se ai dhe Salvini janë të gatshëm të qëndrojnë jashtë nëse është e nevojshme, duke shtuar se kryeministri i ardhshëm i Italisë mund të jetë një kandidat politik i cili do të përzgjidhet nga të dyja forcat.

Partitë pritet të takohen përsëri të enjten për të vazhduar procedurat.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful