Templates by BIGtheme NET

Deputeti i PS-së aksidenton me makinë 51-vjeçarin në Berat

Pasditen e sotme deputeti i Partisë Socialiste në Berat, Fadil Nasufi, është përfshirë në një aksident rrugor.

Në lidhje me këtë aksident ka dhënë informacion edhe policia. Sipas polcisë Nasufi ka qenë duke lëvizur me një tip ‘Benz’, kur është përplasur me një biçikletë, që drejtohej nga shtetasi B. M., 51 vjeç, banues në Berat.

Nga përplasja, është dëmtuar lehtë drejtuesi i biçikletës, i cili sipas uniformave blu, ka qenë në gjendje të dehur.

Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në Otllak, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin F.N, 60 vjeç, banues në Berat, është përplasur me një biçikletë e cila drejtohej nga shtetasi B.M, 51 vjeç, banues në Berat.

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i biçikletës. Nga veprimet e para drejtuesi i biçikletës rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto