Templates by BIGtheme NET

Dëshmia e Albert Veliut, Balla: Mashtrues, regjisor i këtij inskenimi është Basha

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Taulant Balla është shprehur se Albert Veliu (bashkëpunëtori X) është një mashtrues. Ai shtoi më tej se Lulzim Basha është regjisori i gjithë inskenimit të audio-përgjimit.

“Asnjëherë nuk ishte parë që një parti politike të humbiste kaq rëndë arsyen, sa të përfshihet  në një rrjet mafiozësh. Trafikanët kanë gjetur terren te opozita për të folur keq dhe për të dëmtuar imazhin e mazhorancës.
Me paraqitjen publike të personit që pretendon se ka qenë në bashkëbisedim ndërmjet tij dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, është provues i shëndërrimit të mafies te politika.
Rezulton se Lulzim Basha është autori dhe regjisori i audio- përgjimit të montuar, nga i cili ka shpresa të bllokojë vendimarrjen për hapjen e negociatave.
Nuk ja vlen aspak për vërtetësinë e deklarimeve, si drita i e diellit është e  qartë e se ai është një mashtrues dhe i dënuar disa herë për vepra të rënda penale.

Si mundëe që një parti politike të ketë sjellje me ligjin, këtë sjellje me institucionin? Si ka mundësi që një parti politike europiane të përfshihet në inskenime mafioze? Ky është një inskenim mafioz. Ky është një shantazh kundër shtetit. Do të shkojmë në prokuroi për një hetim penal për këtë inskenim.
Bashkëpunëtori duhet të përballet me drejtësinë bashkë më Bashën.

Çdo gjë mund të pritet nga ata që e përdorën për dëshminë e tij. Madje tentuan që ta largojnë jashtë  Shqipërisë. Ky është një sulm i rrezikshëm ndaj institucioneve, Prokuroria të veprojë. Është skandal ligjor dhe politik. Do t’i shkojmë kësaj çështje deri në fund. Pse nuk shkuan ata në Prokurori? I bëj thirrje Prokurorisë edhe njëherë të hetojë dhë të dënojë autorët “, u shpreh Balla.

Ditën e sotme Alber Veliu në dëshminë e tij hodhi akzua të forta për Agron Xhafaj duke theksuar se ka bashkëpunuar me të për trafikimin e lëndëve narkotike drejt Italisë. 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto