Templates by BIGtheme NET

Erdogan seri telefonatash me liderët botërorë, çfarë u tha secilit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar disa biseda telefonike me liderë të ndryshëm në lidhje me zhvillimet e fundit në Palestinë.

Anadolu Agency njofton se bëhet fjalë për kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin Rus Vladimir Putin, presidenti i Iranit Hasan Rouhani dhe të tjerë.

Biseda me Merkel

Erdogan dhe Merkel, kanë këmbyer mesazhe lidhur me tensionet që u krijuan si pasojë e zhvendosjes së ambasadës amerikane në Kuds dhe shënjestrimit të palestinezëve nga ana e ushtarëve izraelitë.

Erdogan ka ndarë informacione me kancelaren gjermane në lidhje me takimin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) që do të mbahet në premten në Stamboll rreth çështjes. Ai theksoi se tabloja aktuale vështirëson gjetjen e një zgjidhjeje për problemin.

Pas kësaj bisede, Erdogan dhe Merkel ranë dakord për të qëndruar në kontakt për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe këmbimin e mendimeve në çështjet rajonale.

Biseda me Putin

Edhe në këtë bisedë u diskutua për zhvendosjen e ambasadës amerikane në Kuds dhe tensionet që ndodhën në rajon pas shënjestrimit të protestuesve palestinezë në Gaza.

Në bisedën me Putinin, Erdogan theksoi se sulmet brutale ndaj palestinezëve para syve të botës janë të turpshme, ndërsa ka ndarë edhe informacione në lidhje me takimin e jashtëzakonshëm të OBI-së që do të mbahet të premten, 18 maj, në Stamboll.

Biseda me Rouhani-n

Gjatë bisedës mes dy liderëve u diskutua zhvendosja e ambasadës së SHBA-ve në Kuds si dhe rritja e tensioneve në rajon si pasojë shënjestrimit të palestinezëve në Gaza nga ushtarët e Izraelit.

Erdogan dhe Rouhani ranë dakord se takimi i jashtëzakonshëm i OBI-së, i cili do të mbahet ditën e premte në Stamboll, ka një rëndësi të madhe nga aspekti i një qëndrimi të përbashkët të muslimanëve.

Erdogan dhe Rouhani theksuan se do të jenë ndjekës të çështjes edhe në kuadër të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në lidhje me zhvillimet e Palestinës, Erdogan zhvilloi biseda telefonike edhe me emirin e Katarit, sheikun Temim bin Hamed Al Thani, presidentin e Indonezisë Joko Widodo dhe presidentin e Sudanit, Omer el-Beshir.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto