Templates by BIGtheme NET

Grekët e sulmuan për shqiponjën, Eleni Foureira: Racistë që më bënë të ndjej turp për atë ç’ka jam

Fotoja e Eleni Foureiras me Eugent Bushpepën në Eurovizion bëri xhiron e rrjetit si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi.

Në intervistën e parë pas Eurovizionit këngëtarja Eleni nuk ka nguruar dhe iu është drejtuar të gjithë atyre duke i quajtur racistë dhe aspak mbështetës.

“Shumë tregime dhe histori që vetëm bënin rrëmujë, duke pretenduar diçka të rreme. U trondita nga i gjithë vendi që unë dua dhe krejt papritmas e gjithë media ishte kundër meje. Media më lëndoi dhe jo grekët. Unë kam ngrënë paratë e Greqisë, sepse unë jam rritur këtu dhe unë punoj në këtë vend. Asnjëri nga ata racistë që dikur më bën të ndjej turp dhe të kem frikë të them se kush jam në të vërtetë, nuk do më bëjnë të urrej Greqinë”,-tha ajo.

Ndërkohë anën e Elenit e ka mbajtur edhe një gazetar grek i cili është shprehur se ajo e ka përjetuar shumë keq këtë episod.

Në Portugali, shumë prej tyre thanë se të gjitha këto komente i bëjnë keq Foureiras dhe shumë njerëz u çuditën se përse grekët reagojnë në këtë mënyrë.  Dëgjuan shumë gjëra të këqija për ne. Ajo garoi për Qipron. Kështu që mos ngatërroni gjëra të caktuara dhe mos i etiketoni njerëzit. Një ditë të tërë ajo u mbyll në dhomën e saj dhe nuk pushonte së qari nga komentet e këtyre racistëve. Ajo foto është bërë edhe nga Dua Lipa dhe nga Rita Ora dhe nuk kishte lidhje fare me ato tema që u përfolën në Greqi”, ka mbyllur reagimin e tij gazetari.

Marrë nga: protothema.gr

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful