Templates by BIGtheme NET

I tha kolegut ‘je i bukur’, prezantuesja bëhet temë debati në parlament (VIDEO)

Në vende si Kuvajti, mund të mjaftojnë dy fjalë që t’i të pushohesh nga puna, madje edhe të dënohesh. Një rast i tillë i ka ndodhur një prezantueseje, e cila është pezulluar nga puna dhe ndaj saj kanë nisur hetime, vetëm për shkak se ajo e quajti kolegun e saj të bukur, në transmetim live.

Gjatë një emisioni për zgjedhjet vendore, prezantuesja po priste t’i kalonte linjën kolegut, i cili po rregullonte kufjet dhe veshjen karakteristike në kokë.

“Nawaf, ti s’ke nevojë të rregullohesh sepse je mjaft i bukur ashtu siç je”, ishin fjalët e prezantueses të cilat kanë mjaftuar për ta pushuar nga puna.

Kjo ngjarje ka hapur shumë polemika në vend, pasi çështja e saj është diskutuar edhe në parlament, madje dhe kryeministri ka kërkuar marrjen e masave ndaj saj.

Një gazetë lokale raporton se Ministria e Informacionit ka thënë se pezullimi i prezantueses është i përkohshëm dhe nuk do të finalizohet derisa ajo të hetohet mbi incidentin në fjalë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto