Templates by BIGtheme NET

Lubonja: Rama e mbron Xhafajn sepse mbron veten, mbron pushtetin

 

Analisti Fatos Lubonja së fundmi ka folur për çështjen e dëshmirë së “Dëshmimtarit X”. Ai ka theksuar se Rama  e mbron Xhafaj sepse mbron veten, mbron pushtetin.

Lubonja ka theksuar se është një gënjeshtër puna e laboratorit.

“U tha që kjo është e montuar, sikur është trilluar. Ministri u tregua më i kujdesshëm se kryeministri sepse tha që mund të ketë rënë pre opozita nga disa grupe që duan të hakmerren.
Por të thuash se kjo është krejtësisht e sajuar, është shumë problem, se thua cili është ky shqiptar që paska aq guxim që të sajojë për vëllain e ministrit të brendshëm që ka në dorë gjithë pushtetin. Prokuroria duhet të hetojë në mënyrë të paanshme se çfarë ka këtu mbrapa.

Prova që kjo qeveri është e lidhur me krimin e organizuar ka shumë. Prova që kjo qeveri dhe këta figura si Edi Rama kanë dalë shpesh herë të përgënjeshtrojnë fakte, duke thënë që avionët e drogës janë mushkonja, apo Zaganin e futën dhe në burg duke thënë se gënjen për Saimir Tahirin, deklarata se kjo është e montuar është e pabesueshme.
Rama e mbron Xhafaj sepse mbron veten, mbron pushtetin. Një kryeministër që i dalin dy ministra të implikuar, rrugët të çojnë tek kryeministri. Është një gënjeshtër puna e laboratorit”, deklaroi Lubonja në “Opinion”në “News 24”. 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto