Templates by BIGtheme NET

Mark Marku: Xhafaj s’u tregua i sinqertë për të vëllain, gjykatat italiane nuk harrojnë njeri pa futur në burg

Çështja e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është tema më e përfolur në media gjatë këtyre ditëve.

Mbrëmjen e kaluar, analisti dhe profesori i Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Mark Marku, ka folur për këtë çështje ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

Sipas Markut, Fatmir Xhafaj nuk është treguar i sinqertë me dënimin e të vëllait në Itali duke kujtuar edhe deklaratën e mëparshme të ministrit se i vëllai është dënuar për një çështje; por pa specifikuar se ai është dënuar për trafik droge. Marku thotë që Xhafaj nuk duhet të ishte bërë ministër që në fillim, duke ditur që i vëllai është i dënuar.

“Një ministër i cili… ka pas një vëlla të dënuar për trafik droge, s’mund të bëhet ministër i rendit. Shumë i thjeshtë.

E dyta, ministri nuk është treguar i sinqertë për këtë çështje. Minimumi nuk i ka treguar opinionit publik që vëllai i tij është i dënuar për trafik droge në Itali. Ka thënë ka pas një çështje, është dënuar nga gjykata italiane.

Ne kemi menduar se ai ka bërë një faj të çfarëdo dhe ka kryer dënimin, pasi në këtë rast faji nuk është i përjetshëm, mbaron dënimin dhe vazhdon jetën, është qytetar si të gjithë të tjerët. Historia është krejt ndryshe, ka qenë një person që është i vëllai i ministrit të Brendshëm, ka qenë i dënuar në Itali dhe i kërkuar. Unë nuk di nëse gjykatat italiane apo europiane harrojnë ndonjë njeri pa futur në burg.  Se po na bëjnë dhe budallejn. Pra sipas këtyre, gjykata italiane e ka dënuar dhe ka harruar ta kërkojë.”,- tha Marku.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto