Templates by BIGtheme NET

‘Më shumë se kurrë opozita është në një front të bashkuar kundër Ramës!’

‘Më shumë se kurrë opozita është në një front të bashkuar kundër kësaj maxhorance!’ – ka qenë ky mesazhi i dhënë nga kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, në deklaratën e bërë për mediat pas daljes nga seanca plenare.

Kryemadhi theksoi se parlamentarizmi është drejt fundit dhe largimi i Ramës nga vendi është frika e tij për t’u përballur me faktet.

“Besoj se dhe ju e ndoqët vetë që tashmë parlamentarizmi është drejt fundit, Rilindja tashmë edhe parlamentar po e con drejt vdekjes. Sjellja e sotme tregoi frikën e Edi Ramës për përballjen me drejtësinë. Drejtësia do vijë! Nuk do vijë nga Arta Marku, Donika Prela, por nga drejtësia e popullit!. Sot kishte frikë të vinte në parlament, ndenji gjasme në samitin e Sofjes, nuk ka punë të shkojë, ka frikë të vijë! Ishte ai që e nxorri dhe e regjistroi Fatmir Xhafën! Parlamenti ka vdekur dhe ne do të vijmë këtu që t’ia kujtojmë se edhe Ed Rama ka vdekur politikisht! Largimi i Edi Ramës është hapja e negociatave, vetëm duke u larguar ai, hapen negociatat.” – tha Kryemadhi.

Më tej kryetarja e LSI-së, tha se audio-përgjimi ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm ishte autentik dhe se prokuroria mund ta zbardhte nëse kishte vullnetin për këtë, ndërsa e akuzoi kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor të trafikut të drogës.

“Audiopërgjimi është shumë i thjeshtë, prokuroria, kur ndodhi ngjarja e Kukësit, brenda 2 orësh bëri një deklaratë, nuk kam asnjë lloj dyshimi për autenticitetin dhe them që është I vërtetë! Problemi qëndron që Olsi, Fatmir Xhafaj dhe të tjerë a po përdorin instititucionet?! Fajtori kryesor është Edi Rama, dhe I pari që duhet të shkojë në burg është Edi Rama, janë aq shumë gjëra sa bëhen 3 vëllime ‘Kurban’ pastaj!”. – shtoi më tej Kryemadhi.

Më herët kreu i PD-së, Basha, në fjalën e tij në Kuvend lëshoi akuza të ashpra ndaju kryeminstrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Xhafaj, duke i akuzuar se kishin vënë në punë makinerinë shtetëtore për t’i mbyllur gojën ‘Dëshmitarit X’ që del në audio-përgjimin e vëllait të ministrit, Agron Xhafajt.

“Prej 72 orësh dëshmitari X dhe familja e tij janë në presion e dyfishtë, të bandave të drogës së Agron Xhafajt dhe të prokurorisë dhe policisë së shtetit, që po i kërcënojnë jetën dhe familjen. Nga e dinë, kush ua tha. Ua thanë Xhafajt, vëllai i madh dhe i vogël sepse ata e dinë mjaft mirë se kush është bashkëpunëtori X. Opozita nuk do ndalet në denoncimin e fakteve të tjera për këtë dhe për çështje të tjera deri në largimin e kësaj qeverie” – tha Basha në Kuvend.

Basha qëndroi në foltore deri në daljen e deputetëve të opozutës nga seanca. Kreu i Kuvendit Ruçi ia ndërpreu fjalën duke e pezulluar seancën dy herë radhazi, por Basha i vijoi akuzat në një lidhje direkte në rrjetet sociale. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful