Templates by BIGtheme NET

Pak çaste na ndajnë nga nisja e samitit BE-Ballkani Perëndimor

Pak çaste na ndajnë nga nisja e samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do mbahet në Sofje. Sipas BE-së, ky samit synon të injektojë një energji të re në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor.

Sot kërkohet:

-të riafirmohet angazhimi i BE-së ndaj partnerëve të Ballkanit Perëndimor dhe përsëristja e anëtarësimit të rajonit në familjen evropiane

-forcimi i lidhjeve ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në infrastrukturë, lidhje dixhitale dhe njerëzore

-të bashkëpunohet më shumë për të trajtuar sfidat e përbashkëta, të tilla si siguria, migracioni, zhvillimet gjeopolitike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore

Ky samit do të sjellë sëbashku krerët e shteteve anëtare të BE-së si dhe liderët nga 6 partnerët e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto