Templates by BIGtheme NET

Paloka: Rama përdor të njëjtën skemë si me Zaganin dhe Habilajt për të denigruar denoncuesit e krimit

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar ndaj deklaratës së Ramës i cili e quajti videon e publikuar nga selia blu për rrëfimin e “Bashkëpntorit X”.

Paloka shprehet se misioni i Ramës nuk ndryshon vazhdon të mbrohet nga krimi dhe mafia duke sulmuar dhe denigruar denoncuesit e krimit.

Më tej Paloka shkruan se Rama po përdor të njëjtën skemë që përdori për Dritan Zaganin, Habilajt dhe Tahirin.

Postimi i plotë:

Rama i suli palacot , te pafytyret, letyrat . Misioni nuk ndryshon ; te mbrohet krimi dhe mafia duke sulmuar dhe denigruar denoncuesit e krimit.
Gjithshka perseritet pa asnje ndryshim.
Sot deshmitari qe fakton lidhjen e Xhafajve me trafikun e droges u quajt “mashtrues” “me skede te rende kriminale” etj, etj. 
Nderkohe u urdherua prokuroria politike te arrestoje dhe te kerkoj denimin e deshmitarit.
Kjo histori ngjan si dy pika uji me ate te Dritan Zaganit , Habilajve dhe Tahirit.
Zagani nuk ishte “me skede te rende kriminale” as “ i multidenuar” por kjo nuk e pengoi Ramen qe jo vetem ta denigronte por edhe ta burgoste pasi ai guxoi te denonconte Habilajt si trafikante dhe lidhjet e tyre me Tahirin .
Sot gjithshka tha Zagani eshte vertetuar nga antimafia italiane …nepermjet pergjimeve.
Rama po perdor te njejten skeme te felliqur dhe me deshmitarin e Xhafajve. Fundi do te jete i njejte, por kete here dhe per Ramen vete.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful