Templates by BIGtheme NET

Plagosja në Vlorë/ Identifikohen tre të dyshuarit, fara kanabisi në makinën e të plagosurit

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me plagosjen e djeshme që ndodhi në Vlorë, në lagjen “Pavarësia”. Mësohet se policia ka identifikuar tre autorët e dyshuar, për plagosjen e 30-vjeçarit.

“Konkretisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e ndalimin e shtetasve:
N.Ç.,(T)., 34 vjeç, banues në Tiranë,
G.GJ., 28 vjeç, banues në Radhimë, dhe
M.A., 25 vjeç, banues në Babicë e Madhe.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në pranga nuk kanë rënë ende autorët e plagosjes, por i plagosuri vetë po, sepse në makinën e tij janë gjetur disa fara kanabisi.

“Gjithashtu është bërë arrestimi i shtetasit të dëmtuar, Eraldo.L. (D)., 30 vjeç, banues në Llakatund, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij “Range Rover”, u gjetën dhe u sekuestruan 200 fara bimore kanabisi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, një gëzhojë arme zjarri, 200 fara bime narkotike kanabisi dhe 2 automjete tip ‘Porsche’ e ‘Range Rover’.”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Sakaq grupi hetimor vijon punimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto