Templates by BIGtheme NET

Rënia e ‘Jupiterit’? – Popullariteti i Macron përtokë, ‘djali çudibërës’ po venitet

Emmanuel Macron u zgjodh president i Francës pas një fitoreje dërrmuese një vit më parë ndaj rivalëve të tij.

Njeriu, i cili dikur shihej si një simbol i shpresës dhe rilindjes, duket se është kthyer në një burim pakënaqësie për francezët.

Në fillim të majit 2017, Macron fitoi zgjedhjet presidenciale franceze me 66.1 përqind të votave, që ishte një nga rezultatet më të thella në historinë e Republikës së Pestë Franceze. Një muaj më vonë, partia e tij, ‘Republika në lëvizje’ (LREM), shënoi një tjetër fitore mbresëlënëse duke fituar shumicën e vendeve në parlamentin francez.

I futur në zyrë me një platformë të gjerë, Macron u konsiderua si një fytyrë e re nën një aureloë suksesi. 39 vjeçari, rishtar në politikë, i cili u përshkrua si ‘djaloshi magjik’ dhe ‘udhëheqësi më i ri i Francës që nga Napoleoni Bonaparti’, premtoi të ripërtërijë Francën dhe të bashkonte kombin.

Megjithatë, një vit pas inaugurimit të tij, ende mbetet për t’u parë nëse Macron do të arrijë të përmbushë premtimet e tij.

Imazhi i tij publik ka humbur padyshim shumë nga lidhja me publikun, pasi shumë janë të zhgënjyer me liderin e ri, të cilit i kanë vënë nofkën, ‘Presidenti i Të Pasurve’. Këta qytetarë besojnë se Macron është ‘i padrejtë’ dhe nuk kujdeset për nevojat e qytetarëve të zakonshëm.

‘Presidenti i të pasurve’

Disa nga reformat komplekse të Macronit u përpoqën të ringjallnin ekonominë franceze dhe të rrisnin konkurrueshmërinë e vendit në skenën ndërkombëtare. Ato shënjestruan ligjet e punës dhe përfitimet sociale – gurthemeli i strukturës shoqërore dhe ekonomike të shoqërisë franceze, e cila ka mbetur e pandryshuar për dekada, e ruajtur nga sindikatat e fuqishme. Reformat gjithashtu synonin reduktimin e shkallës së lartë të papunësisë në vend.

Macron, një ish-bankier, kërkoi t’u japë punëdhënësve më shumë pushtet për të negociuar kushtet e punësimit me punëtorët, duke e bërë më të lehtë për ata të punësojnë dhe të pushojnë personelin, duke shmangur pagesat.

Masat e reja gjithashtu përfshinin shkurtime të vendeve të punës dhe ngrirjen e pagave në të gjithë sektorin publik, duke përfshirë arsimin, transportin dhe gjykatat.

Ky veprim nxiti menjëherë reagimin e një pjese të konsiderueshme të shoqërisë franceze dhe reformat u quajtën ‘sulme ndaj të drejtave të punëtorëve’. Disa gjithashtu argumentuan se presidenti kishte vendosur të luftonte të papunët, në vend që të luftonte papunësinë.

Pakënaqësia me politikat e presidentit çoi shpejt në protesta masive, të cilat janë kthyer shpesh në përplasje të ashpra mes mes protestuesve të zemëruar dhe policisë.

Politikat e Macronit kanë prekur edhe studentët, duke çuar në bllokimin disa objekte arsimore në të gjithë Francën, duke përfshirë edhe Sorbonën e famshme, në përgjigje të planeve të qeverisë për të futur kriteret e pranimit dhe renditjen, për të rinjtë që aplikojnë në universitete.

Përballë pakënaqësisë së gjerë publike, e cila ende nuk tregon shenja të dobësimit, Makron nuk ka treguar se ka ndërmend që të braktisë reformat e tij.

Megjithatë duhet thënë se reformat, që zakonisht marrin kohë për të treguar efektin e tyre, kanë filluar të japin rezultate për presidentin. Ai tashmë ka arritur të ulë papunësinë në nivelin më të ulët në nëntë vjet, të rrisë PBB-në dhe të tërheqë disa investime në ekonominë franceze.

Megjithatë Macron akuzohet ende për cënimin e të drejtave të punëtorëve dhe dhënien e favoreve për ‘bosët’ e korporatave, në kurriz të të tjerëve.

‘Thojini atij se Franca nuk është monarki’

Në sfondin e klimës tashmë të tensionuar sociale, të shtresave që janë prekur nga reformat e tij, Macron u tha një herë punëtorëve të një fabrike të falimentuar, të cilët po luftonin për të shpëtuar vendet e tyre të punës, të kërkonin punë të tjera.

Diku tjetër, ai i ka quajtur të gjithë kundërshtarët e reformave të tij si ‘dembelë, cinikë apo ekstremistë’. Ai gjithashtu tha se Franca nuk është e hapur për reformat, sepse francezët në thelb i urrejnë ata. Të dyja këto vërejtje kanë nxitur zemërim masiv në mediat sociale – por reagimi i publikut me sa duket nuk ishte i mjaftueshëm për të justifikuar asnjë lloj reagimi nga presidenti.

Mënyra e Macronit për ta portretizuar veten si mbretëror, është bërë një pikë tjetër grindjesh. Presidenti u kritikua fillimisht në këtë drejtim pas inaugurimit të tij, kur ai njoftohet se i tha rivalit të tij presidencial Jean-Luc Melenchon se ‘mbreti u zgjodh katër muaj më parë’.

Në një rast tjetër, Macron u betua gjithashtu të ndiqte stilin e ‘Jupiterit’ në qeverisjen e vendit, duke iu referuar perëndisë së perëndive sias mitologjisë romake.

Kohët e fundit, zëdhënësi i presidentit e krahasoi Macronin me një monark edhe një herë. Ai e quajti kontaktin e udhëheqësit ‘performativ’ dhe ‘themelor’, duke i kujtuar lexuesit se, kur ‘mbreti të prek, Perëndia të shëron’.

Stili i përdorur nga Macron duket se nuk ka gjasa të rrisë popullaritetin e liderit francez. Vendimi i tij për të festuar ditëlindjen e tij sipas stilit të Rilindjes në kështjellën, Chateau de Chambord, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, provokoi një valë tjetër kritike nga opozita.

Rrëmujë e politikës së imigracionit

Macron u përpoq gjithashtu të zgjidhte një çështje tjetër të ngutshme që ka prekur Francën në vitet e fundit: kriza e refugjatëve.

Ai zbuloi fillimisht një plan të guximshëm për t’i strehuar të gjithë në një mënyrë dinjitoze. Më vonë, ai miratoi një qëndrim më të ashpër dhe tha se Franca menjëherë do të dëbonte të gjithë migrantët pa dokumente që kryenin krime në territorin e saj.

Asnjë nga këto qasje nuk duket të kenë dhënë rezultate të rëndësishme deri tani. Në fillim të vitit 2018, pothuajse gjysmë viti pasi Macron bëri premtimin e tij për t’u marrë me këtë çështje, qindra refugjatë dhe emigrantë ende ishin rrugëve të kryeqytetit francez, ndërkohë që banorët lokalë po kërcënonin të bënin një grevë urie kundër kampeve të emigrantëve.

Franca është kthyer?

Udhëheqësi, i cili deklaroi se ‘Franca është kthyer’ në skenën botërore, duket se ka pak për t’u mburrur në fushën e politikës së jashtme.

Përveç një udhëtimi shumë të diskutueshëm në Afrikën Perëndimore, lista e përpjekjeve të tij përfshin gjithashtu një përpjekje të pasuksesshme për të bindur Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të mos e braktisur marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe pjesëmarrjen e tij në sulmet ndaj Sirisë bashkë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

Pas një viti në detyrë, presidenti, i cili njëherë u zotua për të përmirësuar imazhin e Francës si brenda dhe jashtë vendit, është duke u përballur me popullaritetin e tij në rënie. Mbështetja publike për Macron është zvogëluar në 44 përqind, ndërsa rreth 55 përqind e francezëve janë të pakënaqur me punën e presidentit.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful