Templates by BIGtheme NET

Ruçi i ndërpret fjalën, Basha detyrohet të ftojë mediat ta dëgjojnë në ‘Facebook’

Në seancën e sotme plenare që po zhvillohet në Parlament, kryetari Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën kreut të opozitës Lulzim Basha.

Për këtë arsye, Basha u detyrua të ftonte mediat dhe qytetarët që ta ndiqnin deklaratën e tij të mëtejshme nga llogaria e tij zyrtare në Facebook.

“Ju ftoj mediat dhe qytetarët të kaloni në Facebook, për të ndjekur atë që Ruçi nuk do ta dëgjoni.”, tha Basha.

Pas këtyre fjalëve, Ruçi i dha një minutë kohë Bashës për të vazhduar, por e ndërpreu sërish akoma pa mbaruar minuta, për t’i kujtuar se po i mbaronte koha.

“Zoti Basha po ju mbaron minuta që ju dhashë shtesë”, tha kreu i Kuvendit duke shtuar “Parlamenti nuk është çfarë doni të bëni juve, prandaj uluni poshtë”

Por Basha iu kthye duke i thënë se nuk ia mbyll dot gojën opozitës.

“Gojën e opozitës nuk keni për tja mbyllur dot, as ti as Edi Rama. Prandaj unë do të vazhdoj fjalën time këtu dhe nëse do të japësh kontributin tënd, më lër të vazhdoj, ose nëse jo siç e di se do veprosh do vazhdoj në Facebook”, tha Basha.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful