Templates by BIGtheme NET

Studimi – Djathi ka të njëjtin efekt varësie si drogërat

Studiuesit nga Universiteti i Miçiganit në SHBA kanë zbuluar se djathi përmban një kimik të gjetur në drogat të cilat krijojnë varësi.

Duke përdorur shkallën e varësisë ushqimore të Yale, e projektuar për të matur dëshirat e një personi, studimi zbuloi se djathi është veçanërisht më adiktues për shkak se përmban kazeinë.

Lënda kimike, e cila gjendet në të gjitha produktet e qumështit, mund të shkaktojë tek receptorët opioid të trurit një ndjenjë euforie e ngjashme me ato të varësisë së rëndë të drogës.

500 nxënësve iu kërkua të plotësonin një pyetësor për të identifikuar dëshirat mbi ushqimin dhe si pjesë e studimit, me pica ishte ushqimi i preferuar nga të gjithë.

Përveç kësaj, ushqimet më të lart të rankuara ishin ato që përmbanin djathë.

Sipas shkencëtarëve qumështi ka një dozë kazeine të vogël. Por prodhimi i një kile djathi kërkon rreth 10 kilogramë qumësht. Si rezultat ju do të merrni një goditje më të lartë të kazeine në një sanduiç me djathë se sa në tasin e drithërave.

Studimi vjen menjëherë pasi u zbulua se një person mesatar vlerësohet të hajë rreth 35 kilogramë djathë në vit.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful