Templates by BIGtheme NET

Thellohen tensionet, ministri izraelit thirrje qytetarëve: Mos vizitoni Turqinë

Ministri izraelit i Turizmit, Yariv Levin, i kërkoi shtetësave të tij që të shmangin vizitat në Turqi pas largimit poshtërues të ambasadorit Eitan Na’eh në aeroportin Ataturk të Stambollit.

Në një intervistë të Ynet të enjten, Levin tha: “Unë këshilloj të mos e vizitojmë Turqinë. Për sa kohë që Turqia na trajton ashtu siç na trajtoi, nuk ka arsye për ta vizituar. Izraeli nuk ka interes të shkëpusë marrëdhëniet tregtare me Turqinë. Megjithatë, duke vizituar vendin, turqit përfitojnë financiarisht.

Levin gjithashtu sulmoi presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan duke thënë se ai është një lider që në mënyrë të përsëritur shfrytëzon Izraelin për të ngritur autoritetin e vetes…sidomos përpara zgjedhjeve të ardhshme në Turqi.

“Mendoj se marrëdhëniet e Izraelit dhe Turqisë bazohen në interesa të përbashkëta. Derisa Erdogani të jetë në pushtet, marrëdhëniet mes dy vendeve nuk do të kthehen si dikur. Unë mendoj se kjo nuk është fjala e fundit por kur të përfundojë epoka e Erdoganit, ne do të tregojmë interesa të tjera ndaj Turqisë,” tha ai.

Marrë nga: en.protothema.gr

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto