Templates by BIGtheme NET

Theresa May në Shkup, porosia që dha për politikanët

Kryeministrja britanike Theresa May pasditen e sotme ndodhet për një vizitë zyrtare në Shkup.  Kjo vizitë e saj është për integrimin e vendit në strukturat evroatlantike dhe për zgjidhjen e kontestit të emrit.
Ajo pas takimit me kryeministrin Zaev tha se me vullnet të drejt politik mund të sigurohet një e
ardhme e qetë dhe prosperuese.

“Mund të shihni se çfarë ndodhi vetëm për disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare, ku pasuan
ndryshime të mëdha dhe qeveria shtriu dorën tek fqinjët e saj dhe po angazhohet për gjetjen e
zgjidhjes për emrin.”, tha May.

Ndërsa Zoran Zaev  u shpreh: Na mundësoni të ardhmen evropiane, e meritojmë këtë, shkruan INA. 

Më pas Zaev u ndal tek çështja e emrit dhe nënvizoi se opsioni për të
cilin është biseduar me kryeministrin grek ka të bëjë me një zgjidhje të kompletuar që përfshin
emrin, gjuhën dhe përdorimin e saj.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto